Çfarë moti do të mbajë sot dhe nesër në Shqipëri

Çfarë moti do të mbajë sot dhe nesër në Shqipëri

Moti në Shqipëri vazhdon të jetë nën ndikimin e masave ajrore relativisht të paqëndrueshme. Sot parashikohet të mbajë mot me alternime vranësirash dhe intervale kthjellimesh. Përgjatë vijës bregdetare hera-herës vranësirat do të pasohen nga reshje lokale shiu me intensitet të ulët. Në orët e mëngjesit prezencë të mjegullës përgjatë luginave. Temperaturat për ditën e sotme do të luhatën nga 10 deri në 17 °C.

Dita e enjte pritet të jetë me mot pjesërisht me re e me diell. Temperaturat do të lëvizin nga 11 deri në 18 °C./Motilokal.com