Thuhet se mosha është thjesht një numër dhe ndër frazat më të përdorura në botë e po ashtu edhe në sport. Por për Julia Hawkins kjo është një nga ato shprehje që përligj gjithçka. 105-vjeçarja arriti që të vendosë një rekord të ri botëror, teksa në këtë moshë kishte forcën për të përshkruar garën e 100 metrave. E moshuara e këndshme dhe plot gjallëri vendosi rekordin në Lojërat Senior të mbajtura në Hammond.
E lindur në Luiziana, Julia u bë gruaja dhe amerikania e parë që vendosi një rekord botëror në pistë në kategorinë e moshës +105 vjeçare.
“Është diçka e mrekullueshme dhe për këtë jam shumë e lumtur”, tha ajo pas garës.
Ajo ishte përgatitur për këtë sfidë prej kohësh dhe arriti ta përshkonte distancën e 100 metrave për moshën 1 minutë 2 sekonda e 95 të qindtat. Një diferencë shumë e madhe me rekordin e kësaj distance, që mbahet nga xhamajkani Usain Bolt me kohën 9 sekonda e 58 të qindtat./Motilokal.com
