Shtatë mënyra për të frenuar ndryshimet klimatike

Shtatë mënyra për të frenuar ndryshimet klimatike

Samiti i klimës COP26 në Glasgow të Skocisë është faturuar si shansi i fundit për ta kufizuar ngrohjen globale në 1.5 gradë Celsius.

Por përtej marrëveshjeve dhe mundësive të fotografimit, cilat janë gjërat kyç që shtetet duhet të bëjnë për të trajtuar ndryshimin e klimës?

1. Mbani lëndët djegëse nën tokë

Djegia e lëndëve djegëse, siç janë nafta, gazi e sidomos thëngjilli, liron dyoksidin e karbonit (CO2) në atmosferë, duke krijuar nxehtësi e duke i rritur temperaturat globale.

Është një çështje që duhet të trajtohet në nivel qeveritar, nëse temperaturat arrijnë limitin te 1.5 gradë Celsius, nivel ky i cili konsiderohet si i rrezikshëm për ndryshimin klimatik.

Megjithatë, shumë vende të mëdha të varura nga thëngjilli - si Australia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kina dhe India - kanë refuzuar nënshkrimin e një marrëveshjeje në këtë samit që synon largimin gradual të burimit të energjisë në dekadat e ardhshme.

2. Ulja e emetimeve të metanit

Një raport i fundit i OKB-së ka sugjeruar se reduktimi i emetimeve të metanit mund të japë një kontribut të rëndësishëm në trajtimin e emergjencës plenare.

Një sasi e konsiderueshme e metanit lirohet nga “ndezja”- djegia e gazit natyror gjatë nxjerrjes së naftës – e cila mund të ndalet me ndreqje teknike. Gjetja e rrugëve më të mira për asgjësimin e mbeturinave, është gjithashtu e rëndësishme, ngaqë vendet e deponimeve janë një tjetër burim i madh i emetimit të metanit.

Lopë që ecin mes turbinave me erë në Norvegji

Në COP26, afërsisht rreth 100 shtete u pajtuan në ndalimin e emetimeve të metanit, marrëveshje kjo në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian. Zotimi Global i Metanit synon t’i kufizojë emetimet e metanit me 30% krahasuar me nivelet e vitit 2020.

3. Kalimi në energjinë e rinovueshme

Prodhimi i energjisë elektrike dhe ngrohjes, japin një kontribut më të madh në emetimet globale sesa çdo sektor ekonomik.

Transformimi i sistemit energjetik global nga një sistem i varur nga lëndët djegëse në një të dominuar nga teknologjia e pastër – i njohur si dekarbonizimi - është primar për përmbushjen e synimeve aktuale të klimës.

Panele diellore në një fushë

Energjia diellore dhe e erës do të duhet të dominojnë si energji e përzier deri në vitin 2050, nëse vendet duan t’i arrijnë qëllimet e tyre për rrjetin zero.

Megjithëse do të jetë goxha sfiduese.

Më pak erë nënkupton më pak energji elektrike e prodhuar, mirëpo teknologjia më e mirë e baterisë mund të na ndihmojë të ruajmë energjinë e tepërt nga burimet e riprodhueshme, të cilat do të jenë gati të lirohen kur na nevojiten.

4. Braktisni benzinën dhe naftën

Ne gjithashtu duhet t’i ndryshojmë edhe mënyrat që i përdorim për makinat tona në tokë, det dhe ajër.

Heqja e makinave me benzinë dhe naftë dhe kalimi në automjete elektrike do të jetë kritike.

Grua dhe burrë duke karikuar një makinë elektrike

Kamionët dhe autobusët mund të furnizohen me karburant hidrogjeni, i prodhuar në mënyrë ideale për përdorimin e energjisë së riprodhueshme.

Shkencëtarët po punojnë për karburante të reja e më të pastra për avionët, megjithëse, aktivistët po u bëjnë thirrje njerëzve t’i reduktojnë fluturimet që po i bëjnë.

5. Mbillni më shumë pemë

Një raport i OKB-së në vitin 2018, ka sqaruar se për të pasur gjasa reale për ta mbajtur rritjen e temperaturës globale nën 1.5 gradë Celsius, duhet ta largojmë nga ajri dyoksidin e karbonit.

Pyjet janë të shkëlqyera për ta thithur atë nga atmosfera – një arsye më shumë se pse aktivistët dhe shkencëtarët theksojnë nevojën për ta mbrojtur botën natyrore duke e reduktuar shpyllëzimin.

Programet e mbjelljes masive të pemëve shihen si një mënyrë për kompensimin e emetimeve të CO2.

Tymi fryn gjatë një zjarri në një zonë të pyllit tropikal të Amazonës pranë Porto Velho, shteti Rondonia, Brazil, 10 shtator 2019.

Pemët me gjasë do të jenë të rëndësishme derisa vendet po luftojnë synimet e tyre për rrjetin zero, meqë emetimet të jenë reduktuar sa më shumë që të jetë e mundur, ato emetime të mbetura mund të “anulohen” nga zhytëset e karbonit, në këtë rast, pyjet.

6. Largimi i gazrave serrë nga ajri

Teknologjitë e reja që e largojnë artificialisht dyoksidin e karbonit nga atmosfera, ose që e ndalojnë të lirohet në radhë të parë, mund të kenë një rol të rëndësishëm.

Një numër i kapjeve të objekteve direkt në ajër është duke u zhvilluar, përfshirë edhe impiantet e ndërtuara nga “Carbon Engineering” në Teksas dhe “Climesworks” në Zvicër. Ata punojnë duke përdorur ventilatorë të mëdhenj që e shtyjnë ajrin përgjatë një rrjete që e absorbon dyoksidin e karbonit.

Climeworks, teknologji e kapjes direkte me ajër

Një metodë tjetër është kapja dhe ruajtja e karbonit, e cila i kap emetimet në “pikën e burimeve” ku ato prodhohen, për shembull në termocentralet me thëngjill. Më pas, CO2 groposet thellë nën tokë.

Megjithëkëtë, teknologjia është shumë e shtrenjtë dhe e diskutueshme, për shkak se siç shihet nga kritikët, ajo ndihmon në vazhdimësinë e mbështetjes së lëndëve djegëse.

7. Ndihma financiare për të ndihmuar vendet më të varfra

Në samitin COP i mbajtur në vitin 2009, shtetet e pasura u zotuan se do t’u ofrojnë ndihmë financiare prej 100 miliardë dollarësh deri më 2020, me qëllim që t’i ndihmojnë vendet e varfra ta luftojnë dhe të përshtaten me ndryshimin klimatik.

Data e synuar nuk është arritur, megjithëse Qeveria e Britanisë, si mbajtëse e presidencës së COP, së fundmi ka planifikuar t’i realizojë këto plane në vitin 2023.

Fshatarët në Kiribati të prekur nga përmbytjet

Shumë vende të varura nga thëngjilli po përballen me mungesa të rënda të energjisë që rrezikojnë rikuperimin e tyre nga COVID-19 dhe prekin në mënyrë të pabarabartë të varfrit. Këta faktorë i pengojnë ata të largohen nga industritë ndotëse.

Disa ekspertë besojnë se kombet më të varfra do të kenë nevojë për mbështetje të vazhdueshme financiare, për t’i ndihmuar këto të fundit të lëvizin drejt energjisë së gjelbër. Për shembull, Amerika, Bashkimi Evropian dhe Britania së fundmi kanë ofruar 8.5 milion dhallë për ta ndihmuar fazën e largimit të përdorimit të thëngjillit në Afrikën Jugore./BBC/Motilokal.com