Komisioni Evropian ka paditur Spanjën për shkak se kjo e fundit nuk është përkujdesur për të përmirësuar cilësinë e ajrit.
Në këtë shtet, niveli dioksidit të azotit në atmosferë është ndër më të lartët. Kjo ndotje e ajrit vjen si pasojë e trafikut automobilistik, me makina që përdorin kryesisht benzinë.
Kështu, Bashkimi Evropian vendosi “t’i drejtojë gishtin” Spanjës në mënyrë publike, duke e paditur në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë.
Ndjekja e kodit të BE-së për cilësinë e ajrit është thelbësore për mbrojtën e qytetarëve dhe të ambientit. Nëse një vend pjesëtar i BE-së e tejkalon maksimumin e caktuar të ndotjes, atëherë përballet me pasoja, shkruan euronews.
Portugalia e ka tejkaluar sistematikisht limitin e dioksidit të azotit në tre zona, Lisbonë, Porto dhe Minho. Pavarësisht se ka marrë dy paralajmërime nga BE, në 2019-tën dhe në 2020-tën, ky shtet nuk ka bërë diçka për të përmirësuar cilësinë e ajrit.
Në fillim të këtij viti, Gjykata Evropiane e Drejtësisë i bëri thirrje edhe Gjermanisë për tejkalim sistematik të vlerave të dioksidit të azotit në disa qytete, përfshi Berlinin. Përballë “kërcënimit” për ndëshkimet financiare, vendi po punon për të përmirësuar cilësinë e ajrit në zonat urbane.
Dioksidi i azotit, një lloj gazi i shkarkuar nga makinat, apo fabrikat është shkaktar për disa sëmundje serioze të zemrës dhe mushkërisë./Motilokal.com
