Mësoni si pritet të jenë kushtet atmosferike gjatë kësaj jave në Maqedoni

Mësoni si pritet të jenë kushtet atmosferike gjatë kësaj jave në Maqedoni

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me vranësira të ndryshueshme ndërsa gjatë mëngjesit në disa lugina do të ketë paraqitje të mjegullës. Temperaturat do të lëvizin nga 6 deri në 10 °C.

Dita e martë do të mbajë mot pjesërisht me re dhe diell. Temperaturat pritet të lëvizin prej 5 deri në 8 °C.

Edhe dita e mërkurë do të jetë me mot pjesërisht me re e me diell. Temperaturat do të luhatën prej 3 deri në 9 °C./Motilokal.com