Javë me diell dhe vranësira në Kosovë

Javë me diell dhe vranësira në Kosovë

Java e tretë e nëntorit në Kosovë do të karakterizohet me mot të qëndrueshëm, kryesisht me diell dhe vranësira kalimtare. Mëngjesi parashikohet të jetë me ngrica dhe në ultësira mundë për mjegull.

Sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira kalimtare. Temperaturat do të lëvizin nga 1 deri në 13 °C.

Dita e marte do të jetë me mot pothuajse të kthjellët gjatë paradites, pasdite pjesërisht me re. Temperaturat do të luhatën prej 6 deri në 11 °C.

Kryesisht me diell e vranësira kalimtare do të mbajë dita e mërkurë. Temperaturat do të sillen nga 2 deri në 11 °C./Motilokal.com