Një sistemi frontal me qendër në detin Tirren do të kushtëzojë mot të paqëndrueshëm në Mesdhe. Pjesa fundore e tij do të prekë përkohësisht edhe Shqipërinë gjatë kësaj jave, që do të nisë me reshjet e përkohshme të shiut të cilat do të përfshijnë kryesisht zonat bregdetare dhe ato jugore.
Sot do të mbajë mot me vranësira e diell, vende-vende edhe me riga shiu. Temperaturat do të lëvizin nga 8 deri në 20 °C.
Dita e marte do të jetë me mot pjesërisht me re gjatë paradites, ndërsa pasdite pothuajse i kthjellët. Temperaturat do të luhatën prej 13 deri në 20 °C.
Pjesërisht me re dhe me reshje lokale shiu pritet të mbajë dita e mërkurë. Temperaturat do të sillen nga 8 deri në 17 °C./Motilokal.com
