Veturat elektrike në Kosovë jo aq miqësore me mjedisin ndotin ajrin më shumë se ato tradicionale?!

Veturat elektrike në Kosovë jo aq miqësore me mjedisin ndotin ajrin më shumë se ato tradicionale?!

Automjetet elektrike (EV) janë një armë e fuqishme në betejën që bota po e shfrytëzon për të mposhtur ngrohjen globale, megjithatë ndikimi i tyre ndryshon shumë nga vendi në vend dhe disa vende ato ndotin më shumë se modelet me naftë dhe benzinë, sipas një analize të Reuters.

Në Evropë, ku shitjet po rriten më shpejt se në vende tjera të botës, veturat elektrike në Poloni dhe Kosovë në fakt gjenerojnë më shumë emetime të karbonit sepse rryma që merret për mbushje, ka për burim qymyrin që është dëmtues i ajrit, sipas të dhënave të përpiluara nga Radiant Energy Group (REG).

Gjithsesi, situata në Evropë është më e mirë, megjithëse kursimet relative të karbonit varen nga rrjetet e furnizimit dhe nga koha e ditës që ngarkohen automjetet.

Performuesit më të mirë janë Zvicra me energji bërthamore dhe hidroelektrike me 100% kursime karboni kundrejt automjeteve me naftë dhe benzinë, Norvegjia 98%, Franca 96%, Suedia 95% dhe Austria 93%, sipas studimit të Reuters.

Më keq janë Qiproja me 4%, Serbia 15%, Estonia 35% dhe Holanda 37%. Gjermania e cila mbështetet në një përzierje të burimeve të rinovueshme dhe qymyrit, bën një kursim prej 55% të gazit serrë, treguan gjithashtu të dhënat.

Në vende si Gjermania ose Spanja me investime të mëdha në energjinë e ripërtërishme kursimi i karbonit varet nga koha e ditës kur mbushet vetura elektrike me rrymë.

Mbushja pasdite, kur dielli dhe era janë më të përhapura, kursen 16 deri në 18% më shumë karbon sesa natën kur rrjetet kanë më shumë gjasa të ushqehen me gaz ose qymyr.

Analiza, e bazuar në të dhënat publike nga platforma e transparencës së operatorëve të sistemit të transmetimit të Evropës ENTSO-E dhe Agjencia Evropiane e Mjedisit (EEA), erdhi përpara diskutimeve mbi transportin në samitin COP26.

Industria e automjeteve për të reduktuar emetimet varet nga gjetja e mënyrave më të mira për të dekarbonizuar rrjetet e energjisë elektrike dhe për të ruajtur energjinë e rinovueshme - sfida që shumë vende evropiane nuk i kanë kapërcyer ende.

Bateritë litium-jon janë në gjendje të ruajnë energjinë me kapacitet të plotë deri në rreth katër orë, që do të thotë se edhe vendet që sigurojnë sasi të konsiderueshme të energjisë diellore dhe të erës gjatë ditës luftojnë për ta mbajtur atë të ndezur për mbushje gjatë natës.

Hendeku në emetimet midis automjeteve elektrike dhe atyre me naftë dhe benzinë ka rënë në vitet e fundit, pasi prodhuesit e automjeteve e kuptuan se do t'u duhej të përmbushnin objektivat e BE-së për reduktimin e karbonit./Motilokal.com