Një guximtar francez 28-vjeçar ka thyer rekordin botëror të lartësisë për qëndrimin në një tullumbace me ajër të nxehtë pasi arriti 4016 metra mbi Francën perëndimore.
Veshur me një kostum të bardhë astronaut, Remi Ouvrard tha se kushtet e motit ishin “perfekte”, madje ai transmetoi live momentin epik, shkruan France24
Në 3,500 metra, babai i tha të pushonte për shkak të oksigjenit që pakësohej me shpejtësi, por 28 vjeçari tha se nuk pati probleme me të ftohtin për shkak të balonës e cila ishte e furnizuar me ajër të ngrohtë.
Ouvrard mbante rekordin e mëparshëm, të vendosur në vitin 2019, të qëndrimit më të gjatë në një balonë në 1217 metra lartësi./Motilokal.com
