Paralajmërohet për një shpërthim të ri diellor

Paralajmërohet për një shpërthim të ri diellor

Space Weather ka bërë edhe një paralajmërim tjetër për shpërthim diellor. "Satelitët në orbitë kanë zbuluar një shpërthim diellor të klasit M2 me kohë të zgjatur. Duket se është një zonë aktive menjëherë pas anës veriperëndimore të diellit", paralajmëroi Space Weather.

Gjithashtu bëri të ditur se gjatë muajve të fundit janë zbuluar nivele të ndryshme të shpërthimeve diellore.

Administrata Kombëtare Aeronautike dhe Kozmike e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (NASA) paralajmëron se njerëzit duhet të jenë në gatishmëri kur ndodhin stuhi diellore.

Gjatë shpërthimeve, drejt planetit karash grimcave diellore mund të emetohen edhe rrezatime elektromagnetike.

Nga ana tjetër, edhe satelitët GPS (Global Positioning System) dhe teknologji të tjera të ngjashme mund të preken gjithashtu nga shpërthimet në fjalë.

Për shpërthimet me madhësi mesatare në diell përdoret termi klasa M për ato më të vogla A, B dhe C dhe klasa X përdoret për shpërthimet më të mëdha./Motilokal.com