Përfundon unazimi i shpendëve në Parkun Kombëtar të Prespës

Përfundon unazimi i shpendëve në Parkun Kombëtar të Prespës

Kampi i vjeshtës i unazimit, i cili u organizua gjatë muajit shtator dhe tetor  në Parkun Kombëtar të Prespës, përmbylli me sukses unazimet për vitin 2021, si një mënyrë re për studimin e shpendëve në këtë zonë. Krahas rritjes së kapaciteteve, ky proces ndihmon në mbledhjen e të dhënave të rëndësishme për shpendët, karakteristikat e tyre morfologjike, etj.

May be an image of bird and nature

Në kampin e vjeshtës krahas ekspertëve të jashtëm dhe grupit të PPNEA, u bashkuan dhe stafi i ADZM Korçë e studentët praktikantë nga Universiteti Eberswalde, në Gjermani. Rezultatet e numëruara për kampin e vjeshtës arritën në mbi 20 lloje dhe mbi 60 individë të unazuar. Disa prej tyre përmendim Harabeli spanjoll (Passer hispaniolensis), Larushi kurrizkuq (Lanius collurio), Dallëndyshja bishtgërshërë (Hirundo rustica), Fishkëllyesi gushëverdhë (Phylloscopus trochilus), Bilbilthi i zhukës (Acrocephalus schoenobaenus), Bilbilthi i përhimë (Sylvia communis).

May be an image of 2 people and outdoors

Kampi i unazimit plotëson më tej studimet e tjera që po zhvillohen me fokus shpendët, si pjesë e projektit të Prespës, të cilat do të zbatohen edhe gjatë dy viteve të ardhshme. Këto studime do të mundësojnë grumbullimin e informacionit sa më të plotë dhe të përditësuar për llojet e shpendëve në Parkun Kombëtar të Prespës.

May be an image of bird and nature

“Urojmë që vitin e ardhshëm të shohim përsëri individët e unazuar dhe të kemi një numër edhe më të madh unazimi të llojeve në park”, thuhet në njoftimin e PPNEA-s./Motilokal.com

May be an image of bird

May be an image of bird and outdoors