Mbi 143 mijë pula do të asgjësohen në Japoni për shkak të gripit të shpendëve

Mbi 143 mijë pula do të asgjësohen në Japoni për shkak të gripit të shpendëve

Gripi i shpendëve është zbuluar në një fermë shpendësh në prefekturën Akita në Japoninë verilindore.

Sipas autoriteteve lokale, pothuajse 143.000 pula do të asgjësohen pasi gripi i shpendëve u zbulua në 12 nga 13 pulat e testuara në fermën në rajonin e Yokote, transmeton Anadolu.

Në raportimin e agjencisë Kyodo News thuhet se autoritetet lokale kanë ndaluar gjithashtu dërgesat e pulave ose vezëve nga fermat brenda një rrezeje 10 kilometrash nga ferma e prekur, ndërsa trupat e Forcave të Vetëmbrojtjes janë dërguar për të ndihmuar në adresimin e çështjes, thuhet në raport.

Kryeministri Fumio Kishida ka bërë thirrje gjithashtu për mbledhjen e informacionit dhe ka udhëzuar institucionet përkatëse që të punojnë ngushtë për të ndërmarrë hapa parandalues menjëherë./Motilokal.com