Prej drunj, ndërto shtëpi?!

Prej drunj, ndërto shtëpi?!

Një ndër sfidat mjedisore me të cilat po përballen të gjithë shtetet e botës dekadat e fundit është norma e lartë e shpyllëzimit dhe shkatërrimit të pyjeve, e cila kontribuon drejtpërdrejtë në përkeqësimin e fenomenit të ngrohjes globale.

Kësaj nuk i ka shpëtuar as Kosova, ku pyjet janë ndër asetet natyrore. Dëmtimi i tyre po bëhet në mënyrë të vazhdueshme. Pyjet duke qenë objekt i krimit ekonomik e që manifestohet kryesisht me prerjen ilegale dhe zjarret, shpeshherë të qëllimshme, janë shkatërruar pakthyeshëm si resurs për periudha të gjata.

Shumë familje të shtyra nga gjendja e rëndë sociale, prerjen ilegale të pyjeve dhe shitjen e tyre e kanë si të vetmin burim të mbijetesës.

Por ky nuk është i vetmi faktor, pasi në anën tjetër prerja e pyjeve po ndodh për ndërtimin e vilave në vendet malore apo edhe në zonat më rendësi turistike.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, pyjet në vendon tonë mbulojnë rreth 481.000 hektarë, ose 45% të sipërfaqes së përgjithshme. Rritja vjetore e pyjeve është rreth 1.6 milion metra kub dru në vit, që nënkupton se ka mundësi të mëdha për prerje, me kusht që ajo të jetë e kontrolluar. Ndërkohë nevojat e qytetarëve janë diku rreth 1 milion metër kub në vit.

Pasojat për ambientin

Pyjet në gjithë botën veprojnë si mburojë, duke i mbajtur njerëzit të sigurt nga viruset. Shkatërrimi i tyre mund të sjellë pasoja shkatërruese për shëndetin publik global. 

Shkencëtarët kanë përsëritur paralajmërimet për të paktën dy dekada. Ndërsa njerëzit po shkatërrojnë pyjet dhe rreziku për kontraktimin e viruseve që qarkullojnë midis kafshëve të egra po rritet. 

Çdo prerje e mijëra hektarëve të druve që ndodh, e zvogëlon masën e gjelbërimit e cila e thithë dyoksidin e karbonit, si gazin që e shkakton efektin serrë, i cili është shumë i rrezikshëm për shëndetin tonë. Pyjet na ruajnë nga erërat, stuhitë, rrëshqitjet e tokës dhe erozionet. 

Me prerjen e pyjeve preket baza ekonomike e resurseve natyrore, preket cikli i të reshurave në shumë pjesë të botës përfshirë Kosovën.

Gjelbërimi dhe pyllëzimi i hapësirave tokësore përpos bukurisë së vet ka edhe anën pozitive sepse rrit sasinë e oksigjenit në ajër, pastron nga ajri grimcat e pluhurit, krijojmë vende për relaksim dhe atraksion, si dhe shumë të mira të tjera për njeriun dhe për një jetë më të shëndoshe./Motilokal.com