Ministrja Austriake e Ambientit mbërriti në konferencën e OKB-së për klimën me tren, ndryshe nga disa nga kolegët e saj evropianë, që u përballën me kritika për përdorimin e avionëve për të shkuar në një konferencë për uljen e emetimeve të gazit serrë.
Ndryshe nga shumë kolegë të saj evropianë, Ministrja e Mjedisit të Austrisë, Leonore Geuesler mbërriti të hënën në Glasgou për Konferencën e OKB-së mbi Klimën me ndërgjegje të pastër.
Bashkë me ekipin e saj, Geuesler përdori trenin për të përshkruar gjysmën e kontinentit
Që nga marrja e postit vitin e kaluar, ministrja Geuesler ka promovuar ringjalljen e rrjetit hekurudhor evropian, sektor i cili është përgjysmuar për shkak të konkurrencën nga kompanitë ajrore me buxhet të ulët
“Ne morëm trenin dje në mbrëmje në Vjenë. Në mëngjes mbërritëm në Bruksel. E shfrytëzova ditën në Bruksel për tu takuar me komisionerët evropianë dhe me homologun tim belg. Në mesditë ne u nisëm nga Brukseli, dhe tani sapo kemi mbërritur në Glasgou, pra pak a shumë udhëtimi zgjati 27 orë. Ne e shfrytëzuam kohën dhe udhëtuam shumë mirë”, tha ajo, shkruan euronews.
Geuessler ka inicuar një nisëm së fundmi në Austri të quajtur “bileta klimatike” që i lejon austriakët të udhëtojnë përgjatë gjithë vendit mbi çdolloj mjeti publik transporti për 1095 euro në vit, ose 3.5 euro në ditë. Vetëm në javët e fundit mbi 130 mijë persona kanë blerë një abone të tilla, duke tejkaluar pritshmëritë e qeverisë austriake./Motilokal.com
