Një patate që peshon 7.9 kilogramë është gjetur në Zelandën e re. Patatja u gjet nga çifti, Colin dhe Donna Craig-Brown dhe besohet të jetë më e madhja në botë. Teksa po punonin, Colin u ndesh me diçka që mendoi se ishte një gur.
Por më pas kuptuan se ishte një patate, së cilës i vunë emrin Doug. Patatja peshon më shumë se ajo që mban rekordin aktual.
“Është një nga surprizat e vogla të këndshme të natyrës”, tha Colin.
Rekordin aktual në Guinnes për pataten më të rëndë e mban një tjetër që është gjetur në Britani, e cila peshonte më pak se 5 kg.
Çifti thotë se kanë aplikuar në Guinness për njohjen e Doug dhe janë në pritje të përgjigjjes./Motilokal.com
