Katër kotele hynë ‘fshehurazi’ në aeroplan dhe fluturuan nga Singapori në Hong Kong

Katër kotele hynë ‘fshehurazi’ në aeroplan dhe fluturuan nga Singapori në Hong Kong

Katër kotele kanë hipur pa u vërejtur në një aeroplan mallrash të Singapore Airlines, duke fluturuar 2.500 kilometra, nga Singapori në Hong Kong.

Nga Singapori në Hong Kong kanë mbërritur dy kotele të bardha dhe dy të zeza.

Një punonjës i Singapore Airlines i tha policisë së Hong Kongut se kishte "pasagjerë ilegalë" në aeroplanin e mallrave.


Pas gjetjes së koteleve, policia ka njoftuar Drejtorinë për Bujqësi, Peshkim dhe Mbrojtje (AFCD) për këta pasagjerë të pazakontë, transmeton Mothership.

Por për shkak se AFCD më parë në praktikën e saj kishte vrarë kafshët e pakarantinuara, organizatat për mbrojtjen e kafshëve u përfshinë në gjithë rastin.


Gjithashtu është nisur një fushatë për të adoptuar kafshët pasi ato të dalin nga karantina.

AFCD tha se ekzaminimet e para treguan se kotelet janë në shëndet të mirë./Motilokal.com