Stuhia e parë e borës arrin me herët në Kinë [Foto]

Stuhia e parë e borës arrin me herët në Kinë [Foto]

Një stuhi e fortë bore përfshirë veriun e Kinës dhe kryeqytetin, duke krijuar kaos dhe trafik në rrugë, vonesë trenash e anulime fluturimesh.

Temperaturat zbritën brenda ditës nën zero, thonë mediat vendase teksa një front i ftohtë është zhvendosur nga perëndimi drejt lindjes, duke sjellë në Pekin e qytete të tjera, një borë që sipas ekspertëve është shumë e parakohshme.

Turistët pozojnë për fotografi mes reshjeve të borës në një majë me pamje nga Qyteti i Ndaluar në Parkun Jingshan, në Pekin, Kinë, 7 nëntor 2021. REUTERS/Tingshu Wang

Agjencia kineze e motit lëshoi alarmin e parë portokalli të dimrit për stuhinë e borës. Ky është alarmi i dytë më i fortë në sistemin me katër shkallë të paralajmërimit nga moti i ligë në Kinë, ndërsa alarmet mbarëkombëtare të valëve të ftohta nxitën shqetësime për ndërprerjet e trafikut dhe shpërthimet e gripit mes rasteve në rritje të COVID-19.

Turistët shijojnë reshjet e borës në parkun Jingshan, në Pekin, Kinë, 7 nëntor 2021. REUTERS/Tingshu Wang

Në disa zona, mësohet se trashësia e borës kapërcen 30 centimetrat. Pavarësisht shqetësimeve të shumta që shkaktoi, dëbora gëzoi nga ana tjetër organizatorët e Lojërave Olimpike Dimërore që do të mbahen shkurtin e vitit të ardhshëm në kryeqytetin kinez, pistat e të cilëve u mbuluan prej saj.

Një grua përdor telefonin e saj pranë një pishe të mbuluar me borë, mes reshjeve të borës në parkun Jingshan, në Pekin, Kinë, 7 nëntor 2021. REUTERS/Tingshu Wang

Pekini ka zakonisht një klimë mjaft të thatë dhe shumica e borës së përdorur nëpër gara është artificiale./Motilokal.com

Turistët shihen në një hyrje të Qytetit të Ndaluar mes reshjeve të borës, në Pekin, Kinë, 7 nëntor 2021. REUTERS/Tingshu Wang

Pavijoni Wanchun në parkun Jingshan të Pekinit

Një skenë dëbore në parkun Yuehai në Yinchuan, rajoni autonom Ningxia Hui i Kinës veriperëndimore