Gaforrja e borës shitet për 44.000 dollarë në Japoni

Gaforrja e borës shitet për 44.000 dollarë në Japoni

Një gaforre e dëborës, e cila ishte në ankand në provincën japoneze Isikawa, është shitur për 44.000 dollarë.

Gaforrja u kap në Detin e Japonisë, në portin Kanazawa, njoftoi transmetuesi publik NHK.

Në ankand, gaforrja me peshë 1,5 kilogram dhe me gjerësi prej 14,5 centimetrash u shit për 44.000 dollarë.

Kooperativat e peshkut të prefekturës kishin vendosur 6 kritere për krustacet e mëdhenj meshkuj, duke përfshirë peshën që duhet të ishte mbi 1.5 kg dhe gjerësinë e guaskës prej të paktën 14.5 cm.

Dhe nga 58 tonët e kapur të shtunën, vetëm ekzemplari i shitur në ankand plotësonte të gjitha parametrat.

Çmimi, sipas fituesit të ankandit, është një shenjë mirënjohjeje për peshkatarët që kanë kaluar një periudhë të vështirë gjatë pandemisë Covid./Motilokal.com