Surprizat e motit, ja si do të mbajë koha në Kosovë

Surprizat e motit, ja si do të mbajë koha në Kosovë

Java e dytë e nëntorit në Kosovë do të karakterizohet me mot të ndryshueshëm. Reshjet e shiut do të rikthehen të mërkurën dhe të enjten, por do të jenë të intensitetit të dobët.

Sot do të mbajë mot me vranësira e diell, mundësi edhe për riga shiu, ndërsa në mbrëmje prezencë edhe të mjegullës. Temperaturat do të lëvizin nga 10 deri në 14 °C.

Dita e marte do të jetë me mot pjesërisht me re dhe ftohtë. Temperaturat do të luhatën prej 6 deri në 9 °C.

Ftohtë dhe pjesërisht me re do të mbajë edhe e mërkura. Temperaturat do të sillen nga 2 deri në 13 °C./Motilokal.com