Mbahet Maratona e 43-të e Stambollit

Mbahet Maratona e 43-të e Stambollit

Sot në Stamboll startoi maratona e 43-të e cila zhvillohet me sponsor N Kolay dhe e cila organizohet nga "Spor İstanbul", kompani ndihmëse e Bashkisë së Madhe të Stambollit.

Mbahet për të 43-tën herë maratona e cila mban titullin si "Maratona e vetme ndërkontinentale në botë" dhe e cila paraqitet në "kategorinë e artë" nga Shoqata Botërore e Atletikës.


Maratona startoi 250 metra nga ura "Dëshmorët e 15 Korrikut" në pjesën e Anadollit. Startimin e maratonës e shënuan kryetari i përgjithshëm i partisë CHP Kemal Kılıçdaroğlu, kryetarja e përgjithshme e partisë İYİ Meral Akşener dhe kryetari i bashkisë metropolitiane të Stambollit, Ekrem İmamoğlu, raporton Anadolu.


Në këtë organizim ku do të vrapojnë 40 mijë persona, pas një viti ndërprerje janë shtuar edhe vrapimi 15 kilometra dhe vrapimi popullor 8 kilometra. Këto dy kategori nuk u mbajtën vitin e kaluar për shkak të pandemisë së COVID-19. Në maratonë janë të përfshira tre lloje vrapimi prej të cilave njëra në distancën 42 kilometra, tjetra në 15 kilometra dhe vrapimi popullor me 8 kilometra.


Në maratonën e 43-të të Stambollit me sponsor N Kolay garojnë 54 atletë elitarë, përfshirë kenianin Daniel Kipkore Kibet i cili ka thyer rekordin e Maratonës së Stambollit për meshkuj me kohën 2.09.44 si dhe atletë të tjerë si etiopianët Chele Dechasa, Yitayal Zerihun, Bazu Worku që kanë rezultate në organizimet e atletikës.


Në maratonën e 43-të të Stambollit çmimet e vendit të parë për meshkuj dhe femra do jetë nga 35 mijë dollarë.


Për vendet e dyta 20 mijë dollarë dhe për vendet e treta nga 10 mijë dollarë.


Ndërsa tek sportistët turq të parët do të fitojnë një çmim prej 30 mijë lira, të dytët 15 mijë lira dhe të tretët 5 mijë lira./Motilokal.com