Kundër ndryshimeve klimatike, mijëra të rinj pushtojnë rrugët e Glasgout duke kërkuar veprime për të mbrojtur planetin

Kundër ndryshimeve klimatike, mijëra të rinj pushtojnë rrugët e Glasgout duke kërkuar veprime për të mbrojtur planetin

Mijëra protestues kanë marshuar në qytetin skocez, Glasgou, në ditën e dytë të protestave të mbrojtësve të ambientit, të cilët besojnë se çështjet e ngrohjes globale nuk janë trajtuar me urgjencë në Konferencën e Kombeve të Bashkuara për Klimën.

Protestuesit përfshirë studentë, aktivistë, politikanë dhe pjesëtarë të sindikatave kanë marshuar në qendër të qytetit më 6 nëntor.

Swedish climate activist Greta Thunberg joins a march.

Disa pjesëmarrës kanë pasur edhe mbishkrimet, “Kapitalizmi është duke vrarë planetin”.

Aktivistët e rinj të klimës marrin pjesë në demonstratat në Konferencën e Klimës COP26 në Glasgow, Skoci.

Organizatorët dhe policia në Glasgou kanë thënë se presin që protestave t’iu bashkohen 50,000 persona, në kuadër të marsheve botërore për të kërkuar veprime të menjëhershme për komunitetet që veçse janë prekur nga ngrohja globale.

Live updates: COP26 Global day of action to demand climate justice

Delegatë nga gati 200 shtete janë duke marrë pjesë në Konferencën e Kombeve të Bashkuara për Klimën, për të analizuar mënyra si të zbatohen zotimet e bëra në Konferencën e Parisit për Klimën më 2015, në mënyrë që temperatura mesatare të mbetet në 1.5 deri në 2 gradë Celsius.

Isabel Deakin, 45, accompanies her daughter Daisy, 7, who wanted to come to the protest.

Në mesin e marrëveshjeve që janë arritur në konferencën e këtij viti është edhe zvogëlimi i emetimeve të gazrave serrë dhe metanit, si dhe mosfinancimi i projekteve me thëngjill jashtë shteteve pjesëmarrëse

From left, Lara Burns and Cordelia Murray-Brown, both 14. They say they're here to spread awareness. They are meant to be in school, but came here instead, accompanied by Cordelia's mom.

Siguria është rritur rreth qendrës së qytetit Glasgou më 6 nëntor, pasi edhe helikopterët janë parë në ajër gjatë marshimeve./Motilokal.com

Aktivistët e rinj të klimës marrin pjesë në demonstratat në Konferencën e Klimës COP26 në Glasgow, Skoci.

Aktivisti i veshur si personazhi i dinosaurëve merr pjesë në demonstratat në Konferencën e Klimës COP26 në Glasgow, Skoci.