Pas situatës së vështirë që po kalon Shqipëria, e veçanërisht Tirana dhe Durrësi, ndonjëherë harrojmë sesi mund ta përjetojnë fëmijët të gjithë këtë eksperiencë. Në situata të tilla ata kanë nevojë më shumë se kurrë për vëmendjen dhe mbështetjen tonë.
Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) ka publikuar në faqen zyrtare informacione të detajuara lidhur me mënyrën se si mund të ndihmojmë fëmijët të menaxhojnë sa më mirë stresin pas tërmetit.
Flisni me fëmijët lidhur me ndjenjat e tyre dhe se si/sa janë ndikuar.
Përgatituni të flisni për të njëjtat detaje disa herë.
Sigurohuni që ata të kuptojnë që ajo që ndodhi nuk është për fajin e tyre.
Sqarojini ata që edhe të rriturit ndonjëherë nuk e kuptojnë atë që po ndodh.
Jepni më të mirën tuaj për të qenë mbështetës, të dashur, komunikues.
Inkurajojini ata të përfshihen në lojëra dhe aktivitet fizike. /Motilokal.com
