Nëntori me temperatura të larta? Vera në vitet në vazhdim mund të zgjasë 6 muaj

Nëntori me temperatura të larta? Vera në vitet në vazhdim mund të zgjasë 6 muaj

Ditë e nxehta me temperatura deri në 27 gradë Celsius në muajin nëntor, nuk janë edhe shumë normale, pasi që tregon se ndryshimi i klimës po ndodh.

Por, nëse ju ka shkuar ndërmend ideja se verat mund të jenë duke u bërë gjithnjë e më të gjata e më të nxehta, nuk jeni të vetmit: katër stinët tradiciaonle faktikisht kanë ndryshuar ndjeshëm.

Në një studim të fundit të bazuar në të dhëna të IPCC (Panelit Ndër Qeveritar për Klimën) në Kombet e Bashkuara, ekspertë të klimës shqyrtojnë se si ndryshimet klimaterike po ndikojnë në kohëzgjatjen dhe strukturën e stinëve në Hemisferën Veriore.

Gjetjet e tyre zbuluan se kohëzgjatja mesatare e verës ka ndryshuar nga 78 ditë në 1952 në 95 ditë në 2011, ndërsa kohëzgjatja e dimrit është tkurrur nga 76 ditë në 73 ditë.

Sipas kalkulimeve të këtij grupi kërkuesish, nëse vazhdojmë me të njëjtat ritme, që përfshin emetimet e vazhduara të dioksidit të karbonit pa asnjë përmirësim përgjatë shekullit të 21, deri në vitin 2011, vera mund të zgjasë gjysmën e vitit (166 ditë, ose 6 muaj).

Edhe pse shumëkujt kjo ide mund t’i duket brilante pasi ata mund t’i duan rrezet e diellit dhe mezi presin të vijë stina e nxehtë, këto ndryshime sezonale mund të kenë ndikime shumë më të këqija se sa thjesht disa ditë më të nxehta gjatë vitit, shkruan euronews.

Në fakt, një ndryshim i kësaj përmase ndikon direkt në ekosistem, në prodhimin e të korrave apo edhe në rritjen e numrit të mushkonjave që mbartin me vete sëmundje ngjitëse si ethet tropikale, gripi i verdhë etj.

Vërtetë, britanikët mund të jenë të gëzuar për ditët e shtuara me diell apo edhe mundësinë për të mbjellë dhe rritur fruta tropikale në kopshtet e tyre ama verat më të nxehta sjellin me vete edhe shtimin e valëve të të nxehtit ‘afrikan’, zjarreve masive dhe do të ishin një burim i shtuar ndotjeje.

Ndryshimet e cikleve sezonale kanë nisur që sot të kenë një efekt alarmant për ambientin dhe njerëzimin, por nëse vazhdojmë me të njëjtat ritme, pasojat do të jenë gjithnjë e më të rënda./Motilokal.com