Moti i ligë në Shqipëri/ Drejtoria e Përgjithshme Detare: Priten dallgë deri në 4 metra

Moti i ligë në Shqipëri/ Drejtoria e Përgjithshme Detare: Priten dallgë deri në 4 metra

Drejtoria e Përgjithshme Detare përmes një njoftimi bën të ditur se si rezultat i erërave të forta me drejtim jug më datën 4 nëntor deri më 5 nëntor 2021 moti përgjatë gjithë bregdetit të Republikës se Shqipërisë do jetë i përkeqësuar.

“Këto zona do të përfshihen nga era me drejtim jug-juglindje me shpejtësi deri në 31 milje në orë dhe valëzimi në Detin Adriatik do të jetë me forcën 4-5 me lartësi dallge mbi 3 metra dhe në Detin Jon forca 5-7 me lartësi dallge deri në 4 metra”, thuhet në njoftim.

Më tej në njoftim theksohet se me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, duhet të marrin të gjitha masat e nevojshme për të qenë të sigurt dhe parandaluar çdo rrezik të mundshëm për shkak të kushteve të përkeqësuara të motit./Motilokal.com