2021, viti rekord i temperaturave dhe motit ekstrem

2021, viti rekord i temperaturave dhe motit ekstrem

Vera e vitit 2021 ishte më e nxehta e regjistruar në Evropë me temperatura afër 1 °C mbi mesataren e viteve 1991-2020. Për të vlerësuar ndikimin e ndryshimeve klimatike në këto temperatura të larta sezonale, shkencëtarët përdorën një koleksion të madh simulimesh kompjuterike për të krahasuar klimën siç është sot, me rreth 1 °C të ngrohjes globale, siç do të kishte qenë pa ndikimin njerëzor, duke përdorur të njëjtat metoda si në studimet e kaluara.

Llogaritjet treguan se sezoni veror me rekord në Evropë do të kishte qenë pothuajse i pamundur pa ndikimin njerëzor me një kohë kthimi prej mijëra vjetësh. Studimi përdori një skenar mesatar të emetimeve (SSP 4.5) për parashikimet e ardhshme të ndryshimeve klimatike.

Shkencëtari Nikos Christidis, i cili udhëhoqi analizën, tha: “Ky studim i fundit i atribuimit është një shembull tjetër se si ndryshimi i klimës tashmë po i bën ekstremet e motit më të rënda.

Gjatë kësaj periudhe të nxehtë, një rekord i ri i temperaturës maksimale evropiane u vendos në Sirakuzë, Sicili, ku temperaturat arritën 48.8 °C, duke thyer rekordin prej 48 °C të regjistruar në Athinë në vitin 1977.

Grafiku tregon mundësinë e temperaturave mesatare të verës evropiane 2021 sipas një skenari mesatar të emetimeve.

Grafiku që tregon mundësinë e temperaturave mesatare të verës evropiane 2021 sipas një skenari mesatar të emetimeve.

Në mars, Beijing përjetoi atë që u quajt “apokalips”. Australia u godit nga valë të shumta nxehtësie. Në qershor gjithashtu Kanadaja u prek nga valë të shumta nxehtësie, me temperatura që arrinin në 50 gradë.  Temperaturat madje shkaktuan edhe viktima.

Shkencëtarët fajësuan ndryshimet  klimatike. Në korrik, Gjermania u godit nga reshje të shumta, të cilat në disa zona vazhduan për 48 orë. Të paktën 200 persona humbën jetën.

Ndërkohë vendet po angazhohen për të vënë në kontroll ndryshimet klimatike. Samiti global i klimës COP26 në Glasgow shihet si vendimtar nëse ndryshimi i klimës do të vihet nën kontroll. 200 vendeve janë zotuar se do të ulin emetimet dhe kjo mund të çojë në ndryshime të mëdha në jetën tonë të përditshme./Motilokal.com