Kushtet e liga hidrometeorologjike në Vlorë kanë shkaktuar vonesa në lundrimin e trageteve në det.
Trageti i linjës Vlorë-Brindisi-Vlorë është nisur nga porti i Brindisit në orën 06:30 dhe parashikohet të mbërrije në portin e Vlorës rreth orës 12:00, që do të thotë me 6 orë vonesë.
Kushtet hidrometeorologjike vijojnë te jenë të përkeqësuara. Shpejtësia e erës llogaritet 17-25 m/s në drejtim jug-juglindje dhe në det të hapur dallgët arrijnë 6-7 ballë.
Mjetet e vogla lundruese si anije mallrash dhe peshkarexhat janë njoftuar të mos dalin në det deri në një njoftim të dytë nga kapiteneria e portit të Vlorës./Motilokal.com
