Vranësira dhe kthjellime, ja si do të jetë moti sot në Shqipëri

Vranësira dhe kthjellime, ja si do të jetë moti sot në Shqipëri

Moti në Shqipëri vijon të jetë nën ndikimin e masave ajrore relativisht të paqëndrueshme. Sot parashikohet të mbajë mot me alternime vranësirash dhe kthjellime. Reshjet shiu me intensitet të ulët në orët e mesditë dhe pasdite përgjatë vijës bregdetare dhe Ultësirës Perëndimore. Temperaturat për ditën e sotme do të luhatën nga 14 deri në 22 °C.

Dita e enjte pritet të jetë me mot pjesërisht me re. Temperaturat do të lëvizin nga 20 deri në 26 °C./Motilokal.com