Vera e këtij viti ishte dramatike për sa i përket valëve ekstreme të të nxehtit dhe zjarreve të paprecedentë, gjë që ka shqetësuar ekspertët.
"Ajo që është shumë alarmante për mua është zhvillimi i ekstremeve të të nxehtit, kështu që ne shohim thatësira dhe zjarre", thotë profesori Jos Lelieveld i Institutit Max Planck.
“Sigurisht, kjo është një gjë e natyrshme, por po bëhet gjithnjë e më keq. Por ajo që më shqetëson më shumë është zhvillimi i nxehtësisë ekstreme, sepse, e dini, në një moment do të arrijë në pikën ku njerëzit nuk mund të mbijetojnë, të paktën jo pa ajër të kondicionuar”.
Afrika e Veriut, Lindja e Mesme dhe Mesdheu Lindor janë rajonet më të rrezikuara.
“Për sa i përket nxehtësisë, është qartë Lindja e Mesme dhe Mesdheu Lindor dhe Afrika e Veriut, sepse tashmë është shumë nxehtë atje”, thotë profesor Lelieveld.
“Dhe kjo lidhet me mungesën e lagështirës, kështu që nuk ka avullim për t'u ftohur. Dhe gjithashtu qarkullimi në shkallë të gjerë që lidhet me Afrikën dhe me musonin (shirat sezonal) në Azi e bëjnë këtë një rajon që po nxehet shumë shpejt. Vendet e Europës Perëndimore do të kenë shumë probleme me përmbytjet sepse do të kenë më shumë reshje shiu. Pra këtu ne do të kemi më pak shi dhe ata do të kenë më shumë shi.
"Pra, edhe pse e dini se dimrat mund të jenë më pak të ashpër se në të kaluarën, gjë që mund të shihet si një avantazh, ka gjëra të tjera që do të ndikojnë në këto vende".
Qarkullimi në shkallë të gjerë që lidhet me Afrikën dhe shirat sezonal në Azi, e bëjnë këtë një rajon që po nxehet shumë shpejt.
Me ndryshime të pakthyeshme, e vetmja strategji që mbetet është kontrolli.
"Nuk është me të vërtetë e kthyeshme, kështu që nuk mund ta ndryshoni atë, ndryshimet klimatike kërkojnë që sasia e dioksidit të karbonit dhe gazeve të tjera serrë në atmosferë të zvogëlohen me të vërtetë", thotë profesor Lelieveld.
“Pra, ndoshta do të ketë një teknikë për ta hequr atë nga atmosfera. Por kjo do të jetë shumë e shtrenjtë dhe përndryshe, ndryshimi i klimës do të qëndrojë sepse ka një jetë shumë të gjatë. Dhe kështu e vetmja gjë është të parandalojmë më shumë ndryshime klimatike dhe të përshtatemi me ndryshimet klimatike që kemi tashmë”./Motilokal.com
