Qëndroi për 3 orë e 1 minutë në akull, lituanezi thyen rekordin Guinnes

Qëndroi për 3 orë e 1 minutë në akull, lituanezi thyen rekordin Guinnes

Një lituanez, ka qëndruar për 3 orë e 1 minutë në akull, për të shënuar rekordin botëror Guinness. Mediat e huaja, bëjnë me dije se Valerjan Romanovski ka thyer rekordin Guinness për qëndrimin më të gjatë në akull.

Siç shihet në pamjet e publikuar lituanezi qëndron i zhveshur brenda një ene plotë më akull, dhe mban vetëm kokën jashtë akullit.

Eventi u zhvillua në sheshin kryesor në qytetin historik të Vilniusit në Lituani.

Përfaqësuesit e Guinness ishin në dispozicion për të monitoruar përpjekjen, e cila zgjati 3 orë e 1 minutë. Rekordi aktualisht mbahet nga francezja Romaine Vandendorpe, e cila kaloi 2 orë e 35 minuta e zhytur në akull në dhjetor 2020./Motilokal.com