Dita sot nis me mot me diell, në mbrëmje dhe nesër me reshje shiu në Shqipëri

Dita sot nis me mot me diell, në mbrëmje dhe nesër me reshje shiu në Shqipëri

Dita e parë e nëntorit në Shqipëri nis me mot të kthjellët e me diell, por nga mbrëmja e deri në mesditën e së martës një sistem frontal do të përshkojë vendin duke sjellë me vete reshje shiu e rrebeshe në pjesën perëndimore e atë bregdetare, të shoqëruara edhe me shkarkesa elektrike. 

Dita e hënë do të mbajë mot të kthjellët e me diell, pasdite pjesërisht me re, e në mbrëmje me vranësira e reshje shiu. Temperaturat do të luhatën nga 10 deri në 19 °C.

Të martën pritet të mbajë mot me vranësira e reshje shiu, të shoqëruara edhe me rrufe. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 16 deri në 18 °C.

E mërkura parashikohet të jetë me mot pjesërisht me re. Temperaturat do të sillen prej 14 deri në 22 °C./Motilokal.com