Flamingot, zogjtë lozonjarë që tërheqin vizitorët me piruetat e tyre, për të disatin vit radhazi janë të pranishme prej afro një muaji në liqenin e Ohrit, por më të shumtë në numër.
Ky vizitor i rrallë dhe special për liqenin e Ohrit, qëndron në pjesën e zonës midis ish-Vilave rezidenciale dhe Drilonit, duke qenë se niveli i liqenit bie dhe ky vend ju ngjason me habitatin e tyre.
Flamingot janë shpendë që migrojnë në vendet e ngrohta dhe parapëlqejnë ujëra të kripura dhe të cekëta ku gjejnë ushqimin e tyre të zgjedhur, në vendin tonë habitati i këtij lloji është Laguna e Nartës dhe Karavastasë. Vëmendje të veçantë tërheqin për qytetarët që kalojnë në këtë vend të cilët realizojnë foto duke e parë si dukuri të rrallë për zonën.
Flamingo (Phoenicopterus roseus)
Përshkrimi: Gjatësia e trupit: 120-145 cm. Gjatësia e hapjes së krahëve: 140-170cm. I pangatërrueshem me lloje të tjera. Të rriturit janë të bardhë motive rozë, të rinjtë janë gri në kafe. Shpesh shihen në tufa të mëdha. Në fluturim dallohen lehtë qafa dhe këmbët e gjata, si dhe pjesa e kuqe tek krahët.
Habitati: Zona ujore te gjera, të cekta, kripore, në disa raste mund te shihet edhe në brigjet baltore dhe plazhe.
Ushqimi: Krustace të vogla.
Folezimi: Folezon në koloni. Kolonitë më të afërta gjenden në brigjet e Mesdheut të Evropës Perëndimore dhe në Turqi.
Shtegtimi dhe dimërimi: Nuk folezon në vendin tonë, por është i pranishëm gjatë gjithë vitit, gjatë dimrit gjendet në numër më te madh. Mund të shihet në kriporen e Nartës kryesisht, por edhe në lagunën e Karavastasë.
Kërcënimet: Shqetësimi, gjuetia e paligjshme, ndotja e ujit, ngecja në rrjetat e peshkimit./Motilokal.com
