Katastrofat natyrore të para nga hapësira, astronauti ngre alarmin mbi pasojat e ndryshimeve klimatike

Katastrofat natyrore të para nga hapësira, astronauti ngre alarmin mbi pasojat e ndryshimeve klimatike

Astronauti francez Thomas Pesquet ka folur për shqetësimet e tij për të ardhmen e planetit teksa përfundon misionin e tij të dytë në bordin e Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës.

Nga zjarret e pyjeve te uraganet, Pesquet ka qenë dëshmitar i fatkeqësitë natyrore në Tokë gjatë gjashtë muajve të fundit nga një pikë shumë e veçantë e favorshme.

Krahasuar me misionin e tij të mëparshëm, Pesquet zbulon se "nuk kishte parë kurrë diçka të tillë më parë".

“Të shohësh uraganet nga hapësira dhe zjarret që përfshinë pyet, ishte diçka që s’e kam hasur më parë, as në misionin tim të parë. Zjarre të një përmase të pabesueshme, me shtëllunga tymi, që mund të shiheshin nga hapësira për ditë me radhë. Ishte mbresëlënëse kur mendon për energjinë dhe dëmin që u shkaktua për ata njerëz që patën fatin e keq të prekeshin drejtpërdrejtë nga këto katastrofa”, tha astronauti francez, Thomas Pesquet.

Pasquet tha se të shihje Tokën nga sipër, për herë të dytë në 5 vite, e ka ndërgjegjësuar mbi balancën delikate të planetit, raporton euronews.

“Ndotja e lumenjve apo erozioni i shtretërve të tyre, që në rrugëtimin për në det shkatërrojnë tokat e banuara; ndotja e ajrit, shkrirja e akujve, prerja e pyjeve, të gjitha këto mund të shihen nga hapësira”, us shpreh astronauti.

Duke mos fshehur shqetësimin e tij, në prag të Konferencës së Kombeve të Bashkuara mbi Klimën, astronauti francez u shpreh se pamje të tilla të mbeten në mendje për gjithë jetën.

Duke u bazuar në të dhënat e mbledhura dhe vëzhgimet e bëra nga stacioni hapësinor, Pesquet shprehet se të gjithë duhet të shqetësohen mbi ndryshimet klimatike./Motilokal.com