Ashtu si çdo vit, e diela e fundit e tetorit sjellë me vete ndryshimin e orës. Në natën midis 30 dhe 31 tetorit 2020, do të ndërrojë ora sërish, akrepat do të lëvizin një orë prapa, duke na dhënë të gjithëve mundësinë për të fjetur një orë më shumë, por edhe do të errësohet më herët.
Ky ndryshim i orës do të ndodhë në orën 03:00 të mëngjesit, ku akrepat do të zhvendosen 60 minuta mbrapa dhe ora do të shënojë 02:00.
Ku ndryshim do të thotë që fitojmë një orë më shumë gjumë, por errësohet më shpejt.
Ora e verës ndryshon gjithmonë të dielën e fundit të marsit (një orë përpara) për verën dhe të dielën e fundit të Tetorit (një orë mbrapa) për dimrin.
Ndryshimi i orës më parë në Evropë ka qenë jo i njëtrajtshëm, por filloi të përgjithësohej nga viti 1974, pas krizës së parë të naftës dhe kur disa vende vendosën të çojnë përpara orën, në mënyrë që të shfrytëzonin më shumë dritën e diellit dhe të konsumonin më pak energji elektrike.
Ndryshimi i orës në Evropë u vendos si ligj evropian nga viti 1981 dhe është rinovuar çdo katër vjet. Norma evropiane vendos në mënyrë të qëndrueshme datat e fillimit të periudhës së orës së verës (kur ora shkon një orë përpara) dhe përfundimin e saj (kur ora si tani, shkon një orë pas); që tani respektivisht janë e diela e fundit e marsit dhe e diela e fundit e tetorit.
E kujt ishte ideja që ora të ndryshohet?
Një anglez i quajtur William Willett në vitin 1907 prezantoi idenë e ‘Kohës Verore’, në mënyrë që njerëzit të mos i çojnë kot orët e çmuara të dritës gjatë mëngjeseve verore.
Ai e mendoi këtë ide në mënyrë që t’i nxirrte njerëzit nga shtrati më herët, duke e ndryshuar orën. Ai propozoi se ora duhet të shtyhet për 60 minuta në katër hapa progresiv gjatë muajit prill dhe në të njëjtën mënyrë gjatë muajit shtator.
Willett pastaj kaloi pjesën tjetër të jetës së tij duke u përpjekur për t’i bindur njerëzit se skema e tij ishte e duhura./Motilokal.com
