Konfirmohet vdekja e dy vëllezërve nga Gjilani

Konfirmohet vdekja e dy vëllezërve nga Gjilani

Tërmeti i sotëm që goditi Shqipërinë ka qenë fatal edhe për dy shqiptarë të Kosovës. Dy vëllezërit Shemsedin e Isa Abazi, njëri 32 e tjetri 29-vjeçar, nga Livoçi i Gjilanit.

Ekipet e shpëtimit kanë arritur ta nxjerrin 29 vjeçarin nga rrënojat e Hotel Tropikal, ndërsa tjetrin ende nuk kanë mundur ta nxjerrin.

Vëllezërit Abazi ishin akomoduar në Hotel Tropikal në zonën e Shkëmbit të Kavajës, i cili u rrafshua nga lëkundjet e tërmetit. Nga njoftime bëhet e ditur se vëllezërit Abazi kanë lënë pas 6 fëmijë. /Motilokal.com