Arrin në 22 numri i të vdekurve nga tërmeti në Shqipëri, identifikohen 14 nga viktimat

Arrin në 22 numri i të vdekurve nga tërmeti në Shqipëri, identifikohen 14 nga viktimat

Thellohet bilanci i tragjedisë së tërmetit, shkon në 22 numri i viktimave. Tashme një pjesë prej tyre janë identifikuar e një pjesë tjetër pritet të identifikohen. Ekipet e shpëtimi ende janë duke kërkuar nën gërmadha, në Durrës e Thumanë. Te kjo e fundit janë dy pallate të shembura, ndërsa në Durrës janë dy hotele, si dhe shtëpi.

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka njoftoi se 22 persona kanë humbur jetën në prefekturën Durrës, saktësisht në Durrës dhe Thumanë si pasojë e shembjes së godinave. E theksoj se ky bilanc tragjik mbetet ende për tu konfirmuar zyrtarisht nga strukturat përkatëse të shëndetësisë dhe rendit sipas protokollove të ekspertizës përfundimtare.

Ajo ka deklaruar se të gjitha strukturat shtetërore janë në këmbë me Forcat e Armatosura në krye. Çdo zjarrfikës, efektiv i policisë dhe i FA, mjek dhe përfaqësues i pushtetit vendor, vijojnë pa pushim operacionet e kërkim-shpëtimit.

“Fatmirësisht, deri tani kemi 44 persona të shpëtuar nga rrënojat dhe uroj që ky numër të rritet në orët në vazhdim. Ne ndajmë dhimbjen e atyre që kanë humbur të afërmit dhe ju lutemi për shpresë e durim atyre që ende presin me ankth”, ka thënë ministrja Xhaçka.

Më tej ministrja ka falënderuar vendet mike për ndihmën e ofruar: SHBA, Itali, Greqi, Francë, Turqi, Kroaci, Rumani, Mali i Zi e Kosovë. Në operacionet e kërkim-shpëtimit po marrin pjesë edhe ekspertët më të mirë të këtyre vendeve, ndërkohë që FA kanë ngritur çadrat në stadiumin e Durrësit dhe fushën e sportit në Thumanë, ndërsa në Tiranë janë vënë në dispozicion palestrat për të gjitha familjet në vështirësi.

“Lutjet tona shkojnë për ata që ndodhen ende nën rrënoja, me shpresën e madhe se do të gjenden shëndoshë e mirë. Ju jemi pranë familjeve të tyre. Apel për çdo qytetar, banesa e të cilit është dëmtuar, të bëjë kujdes e të mos hyjë në banesa, pa u bërë më parë inspektimi nga specialistët përkatës”, është shprehur ministrja Xhaçka.

Ja dhe emrat e disa prej tyre, të identifikuar:

1-Salvie Lala, 74 vjeç

2-Erisa Cara, 25 vjeç

3-Arjela Lala, 5 vjeç

4-Kristi Reçi, 25 vjeç

5-Erjola Boshku, 25 vjeç

6- Sadik Qato, 80 vjeç

7- Amelja Lala 10 vjeç

8- Sahate Lala 50 vjeç

9-Bajram Hajdarmataj

10- Plator Zeneli 70 vjeç

11- Bukurie Leka 70 vjeç

12-Kristian Preçi 20 vjeç

13- Ersid Hoxhalli 32 vjeç

14-Diana Muçaj 30 vjeçe

/Motilokal.com