Mëngjesi i ftohtë dhe me ngrica, ditën kthjellët e me diell në Kosovë

Mëngjesi i ftohtë dhe me ngrica, ditën kthjellët e me diell në Kosovë

Mëngjeset në Kosovë parashikohen të jenë më të ftohta, vende-vende edhe me ngrica, në ultësira mundësi për mjegull, ditën me kthjellime e diell.

Sot do të mbajë mot i kthjellët e me diell. Temperaturat do të lëvizin nga 3 deri në 12 °C.

Edhe dita e martë do të jetë me mot të kthjellët e me diell. Temperaturat do të luhatën prej 3 deri në 13 °C.

E mërkura do të mbajë mot pjesërisht me re. Temperaturat do të sillen nga 1 deri në 12 °C./Motilokal.com