Studim: Kompanitë e naftës nuk janë në rrugën e duhur për të arritur objektivat e klimës

Studim: Kompanitë e naftës nuk janë në rrugën e duhur për të arritur objektivat e klimës

Një studimi i ri tregon se vetëm 2 nga 52 kompanitë më të mëdha të naftës janë në rrugën e duhur për të arritur objektivat klimatike.

Një ekip studiuesish i udhëhequr nga London School of Economics ka hulumtuar se sa ambicioze janë qëllimet klimatike të kompanive më të mëdha të naftës në botë. Shkencëtarët e përshkruajnë në studimin e botuar në revistën Science, që sektori i naftës nuk është aspak në rrugën e duhur për të arritur objektivat e klimës.

Pak më shumë se gjysma e 52 kompanive më të mëdha të naftës në botë kanë dhënë premtime për të reduktuar emetimet e tyre. Vetëm 2 deklarojnë se kanë reduktuar emetimet e tyre në një masë të tillë që mund të arrihen objektivat e klimës së Parisit. Kompania holandeze Shell po ndjek një rrugë që korrespondon me një rritje të temperaturës mesatare globale prej 2 gradë deri në vitin 2100. Occidental Petroleum është në një rrugë që korrespondon me objektivin 1.5 gradë.

Siç përshkruhet në studim, në shumicën e kompanive të naftës nuk përfshihen emetimet në raportet që rrjedhin nga përdorimi i produkteve të tyre (emetimet e fushës 3). Shpesh jepen vetëm shkarkimet për nxjerrjen dhe përpunimin e produkteve të naftës. Siç raporton Gizmodo, shumë kompani të naftës pohojnë se janë të përkushtuara në luftën kundër ndryshimeve klimatike dhe përpiqen për neutralitetin e karbonit.

"Unë mendoj se një nga gjërat kryesore që ne po përpiqemi të tregojmë është se disa nga qëllimet e korporatës që duken ambicioze për "zero neto" ose “në përputhje me Parisin" janë larg atyre atributeve", thotë Simon Dietz, autori kryesor i studimit./Motilokal.com