Mbi një mijë dele dhe dhi në 'shëtitjen' tradicionale në Madrid

Mbi një mijë dele dhe dhi në 'shëtitjen' tradicionale në Madrid

Më shumë se 1.000 dele dhe dhi kanë kaluar nëpër rrugët e Madridit gjatë “Trans-humancës”.

Trans-humanca është një shëtitje tradicionale e bagëtive nga kullotat e përhershme verore në ato dimërore që daton nga mesjeta, ndërsa që nga viti 1994 në Madrid ka rinisur si një festë që inkurajon mbarështimin e deleve.

Njerëzit shikojnë një tufë delesh gjatë paradës vjetore në rrugët e Madridit, ndërsa barinjtë kërkojnë të ushtrojnë të drejtën e tyre për të përdorur rrugët tradicionale të migrimit për bagëtinë e tyre nga Spanja veriore në tokat kullota dimërore në Spanjën jugore, 24 tetor 2021. REUTERS/ Javier Barbancho

Veprimtaria organizohet tradicionalisht një të diel në tetor, raporton Anadolu.

Njerëzit shikojnë një tufë delesh gjatë paradës vjetore në rrugët e Madridit, ndërsa barinjtë kërkojnë të ushtrojnë të drejtën e tyre për të përdorur rrugët tradicionale të migrimit për bagëtinë e tyre nga Spanja veriore në tokat kullota dimërore në Spanjën jugore, 24 tetor 2021. REUTERS/ Javier Barbancho

Në të kaluarën, kjo shëtitje organizohej dy herë në vit, ku merrnin pjesë dhjetëra mijëra kafshë, por sot është një akt simbolik në të cilin marrin pjesë më pak se 2.000 kafshë./Motilokal.com

Një tufë delesh kalojnë gjatë paradës vjetore në rrugët e Madridit, ndërsa barinjtë kërkojnë të ushtrojnë të drejtën e tyre për të përdorur rrugët tradicionale të migrimit për bagëtitë e tyre nga Spanja veriore në tokat kullotash dimërore në Spanjën jugore, 24 tetor 2021. REUTERS/ Javier Barbancho