Natyra në vjeshtë merr ngjyra të mrekullueshme, por kjo stinë shpesh sjell me vete një gjendje lodhjeje dhe melankolike. Disa njerëz, me ardhjen e shtatorit, fillojnë të kenë nostalgji për festat e verës, por stina e vjeshtës na jep mundësin të kalojmë kohë me miqtë dhe të vlerësojnë momentet që kalojmë në shtëpi, ndoshta për shkak të shiut.
Disa ide për ta bërë stinën e vjeshtës më të bukur:
Me gjethet të rënë në vjeshtë, ne mund të bëjmë shumë vepra krijuese në shoqërinë e fëmijëve. Disa njerëz kane krijuar vepra të vërteta të artit me gjethet në vjeshtë.
Me fruta të vjeshtës në shtëpi mund të përgatisni komposto apo reçelra të shijshëm për familjen tuaj dhe për miqtë.
Merrni pak kohë për të ecur në natyrë, vizitoni parqe të ndryshme sepse me të vërtetë të ofrojnë një spektakël me ngjyra të mrekullueshme. Gjeni kohë të kujdeseni për kopshtin tuaj.
Mund të mendoni për të organizuar një udhëtim jashtë, për të zbuluar vende dhe qytete ku mund të admironi ngjyrat me gjethet e rëna.
Bëni ëmbëlsira në shtëpi, bukë dhe biskota. Vjeshta është një nga stinët që na frymëzon për të përgatitur ëmbëlsira në shtëpi dhe biskota, një mundësi për të kaluar mbrëmje ose pasdite në shoqërinë e miqve dhe të familjes për të folur për pushimet verore.
Vjeshta është sezoni kur fillojnë kurset e ndryshme sportive dhe aktivitete të ndryshme në palestër dhe më gjerë. Është koha për të zgjedhur kursin tuaj të preferuar për të bërë aktivitetin sportiv./Motilokal.com
*Foto: Metush Mëziu
