Rikthehen reshjet e shiut, moti për sot dhe fundjavë në Shqipëri

Rikthehen reshjet e shiut, moti për sot dhe fundjavë në Shqipëri

Duke filluar nga sot në Shqipëri parashikohet të depërtojnë gradualisht masa ajrore të paqëndrueshme me origjinë veriperëndimore.

Moti sot pritet të jetë me alternime kthjellimesh e vranësirash mesatare dhe hera-herës të dendura. Në zonën veriore dhe perëndimore vranësirat në orët e mbrëmjes do të shoqërohen me reshje shiu. Temperaturat për ditën e sotme do të luhatën nga 15 deri në 23 °C.

Të shtunën do të mbajë mot me vranësira e reshje shiu. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 16 deri në 21 °C.

E diela do të jetë me mot pjesërisht me re. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 14 deri në 22 °C./Motilokal.com