Ministrja Rizvanolli priti në takim ambasadorin e BE-së në Kosovë, diskutuan për Marrëveshjen e Gjelbër

Ministrja Rizvanolli priti në takim ambasadorin e BE-së në Kosovë, diskutuan për Marrëveshjen e Gjelbër

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka pritur në takim Ambasadorin e BE-së në Kosovë Tomáš Szunyog si dhe Udhëheqësin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Luigi Brusa.

Ministrja Rizvanolli dhe Ambasadori Szunyog kanë diskutuar rreth zhvillimeve në sektorin e energjisë në Kosovë si dhe objektivat tona të cilat janë në harmoni me ato të BE-së, drejt dekarbonizimit dhe përputhshmërisë me Green Deal (Marrëveshjen e Gjelbërt).

Ministrja Rizvanolli gjatë takimit ka thënë që këto objektiva duhet të arrihen sa më shpejtë që është e mundur dhe me planifikim realistik. Gjithashtu, Ministrja ka shtuar që e ardhmja energjetike e Kosovës duhet të bazohet në arritshmëri teknike si dhe në përballueshmëri financiare për Kosovën dhe qytetarët e bizneset.

Tutje gjatë takimit, Ambasadori i ka shprehur Ministres përkrahjen e BE-së për Strategjinë Energjetike të Kosovës drejt dekarbonizimit e cila do të përgatitet nga Qeveria e Kosovës./Motilokal.com