Lëshohet në liqenin e Prespës pelikani kaçurrel që u gjet i plagosur

Lëshohet në liqenin e Prespës pelikani kaçurrel që u gjet i plagosur

Pelikani kaçurrel Zaver, i gjetur i plagosur përpara tre muajsh në liqenin e Ohrit është lëshuar në liqenin e Prespës së madhe.

Lajmi u bë i ditur nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, e cila njoftoi se pas tre muaj pasi u gjet i plagosur në liqenin e Ohrit, pelikani kaçurrel, i quajtur Zaveri u lëshua në liqenin e Prespës së madhe.

May be an image of 10 people, people standing and outdoors

“Që në 31 korrik, pelikani ndodhej në qendrën e rehabilitimit të shpendëve të egër në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta. Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura e ktheu këtë situatë në mundësi të re”, thuhet në njoftim.

May be an image of bird, nature and body of water

Po ashtu bëhet e ditur se me mbështetjen e ekspertëve dhe financim të projektit të KfW “Rezerva Ndërkufitare e Biosferës Prespë” në këtë shpend emblematik u vendos një pajisje gjurmuese GPS. Tani pelikani është gati të notojë dhe fluturojë përsëri. Kjo është hera e parë në Shqipëri që këtij lloj shpendi i vendoset pajisje GPS që do të shërbeje për studime shkencore mbi habitatet natyrore të tij.

May be an image of wading bird, nature and body of water

Ekspertet e biodiversitet dhe AKZM do kenë mundësinë të kryejnë studime të vazhdueshme dhe të monitorojnë habitatet e Zaverit në vitet që do të vijnë.

Emri i pelikanit Zaver përfaqëson lidhjen nëntokësore me të njëjtin emër që lidh liqenin e Prespës se Madhe me atë të Ohrit dhe ky zog përfaqëson pikërisht këtë lidhje mes dy liqenesh./Motilokal.com