Sipërmarrjet e mëdha, partnerë për arritjen e objektivave në fushën e mjedisit

Sipërmarrjet e mëdha, partnerë për arritjen e objektivave në fushën e mjedisit

Sipërmarrjet e mëdha janë pa asnjë diskutim partnerë për të arritur objektivat e qarta në fushën e mjedisit, ishte tema e diskutimit që ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro zhvilloi me përfaqësues të Bashkimit Tregtar të Shqipërisë.

Pjesë e bisedës ishte edhe eliminimi i qeseve plastike njëpërdorimshe e të pariciklueshme si dhe  trajtimi i mbetjeve organike.

“U ndamë me premtimin se do të takohemi sërish shumë shpejt, për të vazhduar konsultimet e për të dëgjuar propozime konkrete. Mjedisi është një dhe na bashkon të gjithëve”, u shpreh ministrja Kumbaro./Motilokal.com