Sonte me sytë nga qielli, shfaqet “Hëna e Gjuetarit”

Sonte me sytë nga qielli, shfaqet “Hëna e Gjuetarit”

Sonte bëhuni gati me sytë nga qielli pasi do të shfaqet Hëna e plotë e njohur si “Hëna e Gjuetarit”, e cila do të dominojë qiellin e natës dhe shumë prej jush mund ta kenë më të vështirë të flenë, një fenomen i njohur si pagjumësia hënore.

Hëna e plotë e tetorit merr emrin e saj “Hëna e Gjuetarit” sepse shfaqet në qiell gjatë kohës ideale për gjuetinë e gjahut ashtu siç kishin planifikuar njerëzit për muajt e ftohtë të ardhshëm.

Për mijëra vjet, njerëzit kanë përdorur Hënën për të mbajtur gjurmët e stinëve dhe vendosur orare për gjuetinë, mbjelljen dhe korrjen. Prandaj, Hënës së plotë të çdo muaji i është dhënë emri i vet.

Pse Hëna e Tetorit quhet “Hëna e Gjuetarit”?

Ka shumë teori rreth asaj se nga rrjedh pseudonimi, por më së shpeshti besohet se hëna e plotë e Tetorit shërbeu si një sinjal për gjuetarët për të filluar gjuetinë përpara sezonit të ardhshëm të dimrit.

Sipas këtyre teorive, për fermerët Hëna e plotë e shtatorit ishte një periudhë pozitive për punët e tyre dhe tani vjen radha e gjahtarëve. Besohet se si Hëna e Korrjes ashtu edhe Hëna e Gjuetarit u emëruan nga fermerët dhe gjahtarët për të dalluar dy periudhat.

Kur është Hëna e Gjuetarit?

Hëna e plotë e Tetorit njihet si Hëna e Gjuetarit, por edhe si Travel Moon dhe Dying Grass Moon. Ajo quhet gjithashtu Sanguine ose Hëna e Gjakut për shkak të gjakut nga gjuetia ose ngjyrës së gjetheve të ndryshuara të vjeshtës.

Kur është hëna e plotë e ardhshme dhe si quhet ajo?

Ka edhe dy hënë të plotë këtë vit. Periudha e parafundit e vitit do të zhvillohet më 19 nëntor dhe quhet Beaver Moon. E fundit për 2021, e quajtur Hëna e Ftohtë, do të jetë e dukshme më 18 dhjetor./Motilokal.com