Duke zvogëluar planet e tij të mëdha për rishikimin e shpenzimeve të qeverisë, lresidenti Joe Biden paraqiti të martën para ligjvënësve demokratë vizionin e tij.
Në takimin në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti Biden u tha ligjvënësve se ai dëshiron një paketë prej 2 trilion dollarësh, e cila do të përfshinte të paktën 500 miliardë dollarë për të trajtuar ndryshimet klimatike, dhe fonde për t’i dhënë përparësi ndihmës për klasën e mesme, lehtësime në taksa për familjet me fëmijë, pushimet familjare të paguara, kujdes shëndetësor dhe kopsht falas. Kjo u njoftua nga ligjvënësit dhe persona të tjerë që ishin të njohur me takimin privat në Shtëpinë e Bardhë mes Presidentit Biden dhe ligjvënësve demokratë./Motilokal.com
