Mbyllet segmenti Brezovicë - Qendra e Skijimit

Mbyllet segmenti Brezovicë - Qendra e Skijimit

Ministria e Infrastrukturës përmes një komunikate ka njoftuar se duke filluar nga sot, 20 tetor (e mërkurë), do të bëhet asfaltimi i rrugës Regjionale R210 - Segmenti Brezovicë - Qendra e Skijimit.

Në njoftim theksohet se për ditën e nesërme do të asfaltohet shtresa qarkulluese në gjatësi prej 4.5 km.

“Njoftojmë të gjithë qytetarët se rruga është e pakalueshme deri më datë 23 tetor, ora 16:00 (e shtunë)”, thuhet në komunikatë./Motilokal.com