Diell dhe rritje e temperaturave, ky është parashikimi i motit për sot e nesër në Shqipëri

Diell dhe rritje e temperaturave, ky është parashikimi i motit për sot e nesër në Shqipëri

Moti sot në Shqipëri parashikohet të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme, ku pritet të kemi mot të kthjellët e me diell dhe vranësira të pakta në zonat malore. Në mëngjes nëpër lugina do të ketë mjegull. Ndërsa vesa do të jetë e pranishme gjatë orëve të mëngjesit. Temperaturat për ditën e sotme do të luhatën nga 13 deri në 21 °C.

Dita e enjte pritet të jetë me mot pjesërisht me re gjatë paradites, ndërsa pasdite pothuajse i kthjellët. Temperaturat do të lëvizin nga 14 deri në 21 °C./Motilokal.com