Çavdarbasha: Degradimi i mjedisit një kërcënim ekzistencial për vendin dhe rajonin

Çavdarbasha: Degradimi i mjedisit një kërcënim ekzistencial për vendin dhe rajonin

Në kuadër të “Javës së Diplomacisë Klimatike”, në panelin e organizuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, ku të ftuar ishin zëvendësministrja Linda Çavdarbasha, dhe ekspertë të fushës së mjedisit, u diskutua në përgjithësi për Marrëveshjen e Gjelbër Europiane, që parashihet që deri në vitin 2050, Europa të jetë kontinenti i parë që bëhet neutral ndaj klimës.

Zëvendësministrja e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Linda Çavdarbasha, theksoi se është synim i saj që të stimulojë debatin mbi ndryshimet klimatike, duke marrë parasysh se degradimi i mjedisit është një kërcënim ekzistencial për vendin dhe rajonin.

Çavdarbasha shprehu se edhe pse momentalisht është shumë sfiduese për Kosovën, jemi duke punuar vazhdimisht që të adaptojmë ligjet dhe strategjitë e duhura përfshirë këtu plotësim-ndryshimin e vlerësimit të ndikimit në mjedis, vlerësimin strategjik mjedisor, ligjet specifike për mbrojtje nga ajri dhe ndotja, ligjin për mbrojtjen e natyrës, ligjin e mbeturinave, ligjin për kimikate dhe aktet e tjera nënligjore, gjithmonë në përputhje me legjislacionet e BE-së, ashtu që një ditë të jemi sa më afër implementimit të Marrëveshjes së Gjelbër./Motilokal.com