Një tërmet i fuqishëm me madhësi 5.9 ballë i shkallës rihter ka goditur mëngjesin e kësaj të marte në një nga ishujt e Greqisë.
Sipas Qendrës Evropiane të Sizmologjisë, epiqendra e tërmetit u regjistrua në juglindje të Karpathos, thellësia e lëkundjes ishte 60 kilometra, ku bëhet me dije se lëkundjet janë ndierë dhe në Kretë e Dodekanez-Lekkas.
Ndërkohë në një komunikim për mediat, profesori Efthymios Lekkas ka bërë me dije se lëkundja ishte në det.
Ndërkaq deri më tani nuk ka raportime për dëme material./Motilokal.com
