Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, e shoqëruar nga ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Edona Bilali, zhvilloi një vizitë në Shkodër për të parë nga afër situatën e menaxhimit të mbetjeve.
Kumbaro theksoi se bashkia e Shkodrës ka një territor të gjerë që përfshin edhe bregdetin e Velipojës, prandaj na duhet të sigurohemi që çdo gjë të jetë gati për sezonin e ardhshëm turistik.
“Çdo kosh i tejmbushur është problem, ndërsa bizneset prodhuese të jenë të parat që të zbatojnë ligjin për trajtimin e mbetjeve teknologjike”, tha ministrja Kumbaro.
Ajo deklaroi se shumë shpejt do të fillojë zbatimi i metodologjisë së re të përllogaritjes së sasisë së mbetjeve, që e miratuam që në mbledhjen e parë të kësaj qeverie.
“Hedhjes së mbetjeve vend e pa vend duhet t’i vijë fundi, sot e përgjithmonë dhe për këtë s’ka diskutim”, u shpreh ajo./Motilokal.com
